Më 2 janar nën moderimin Fjoralba Ponarit do të vijë një emision dedikuar fëmijëve dhe dëshirave të tyre në këto kohë të vështira për të gjithë.
Vetë Fjoralba ka bërë të ditur se “Më thuaj një dëshirë” nis pikërisht këtë të shtunë.
Disa ditë më parë, bukuroshja bjonde ishte e ftuar në “Wake Up” ku ka folur gjerë e gjatë rreth këtij projekti. Ajo tha se programi ka në fokus të rriturit, ndonëse fëmijët po përdoren si “instrument”, duke theksuar se më në fund në televizionet shqiptare po vjen një emision shumë emocionues dhe që shkon drejt vlerave shpirtërore.
“Që të sqarojmë diçka. Programi ka një target gjithpërfshirës.Fëmijët janë instrumenti i këtij programi, por në fokus ka të rriturit. Programi ka një kusht: Dëshirat që fëmijët shprehin nuk mund të jenë për vetë ata dhe këtu automatikisht largohemi nga gjërat e tyre dhe shkojnë afër gjërave shpirtërore. Keq më vjen ta them, por në këtë kohë në televizion është prezent masivisht fallciteti dhe gjërat e stisura. Do ngeleni me gojë hapur kur ta shihni këtë emision”, ka thënë ajo.