Milani mposht Lazion, fiton në sekondat e fundit

0
23

Milani ka mposhtur sonte Lazion në ndeshjen e fundit për 2020-n në Serinë A. Kuqeqinjtë fituan me rezultat të ngushtë 3 – 2, teksa goli i fundit u shënua në minutat shtesë. Fillimisht ishte Rebic që pas harkimit të Çalhanoglu zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të. Pak më vonë, Çalhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin.

Miqtë ngushtuan epërsinë përmes Luis Albertos. Në pjesën e dytë ishte Immobile që pas asistit të Milinkovic-Savic barazoi rezultatin, por para se të mbyllej ndeshja, Theo Hernandez doli në skenë duke shënuar golin që për vendasit vlen tri pikë. Me këtë fitore Milani rimerr kreun e tabelës me 34 pikë një më shumë se Interi, ndërsa Lazio renditët në vendin e tetë me 21 pikë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj