KQZ ‘kufizon’ qeverinë/Ndalohet dhënia e koncensioneve dhe PPP-ve 4 muaj para zgjedhjeve

0
234

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë ditën e sotme vendimin për të mos lejuar qeverinë të japë koncesione dhe PPP deri në formimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Kjo ishte një nga kërkesat e opozitës që është pranuar nga KQZ, ndërkohë që pak ditë më parë ky komision ka miratuar edhe vendimin që i heq mundësinë Ramës, ministrave dhe kryebashkiakëve që të dorëzojnë personalisht çelësat e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, si dhe nuk do të lejohen të presë shirita për inagurimet e projekteve.

Propozimi është bërë nga anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Cakaj, përfaqësues i LSI-së, ndërsa kërkesa e tij  pranua edhe nga përfaqësuesi i PS Eridian Salianji.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhej në propozimin e Cakajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here