Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm fantastik. Rama ka publikuar disa pamje nga një urë tjetër që po merr formë në rrugën e Arbrit dhe që do të lehtësojë lëvizjen për dibranët dhe jo vetëm.
“MIRËMËNGJES
me urën tjetër që po merr formë në rrugën Arbërit dhe me pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët, po të vyer për krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.