Sllovenia nis testimin masiv të popullsisë me vaksinën anti-Covid

0
225

Sllovenia ka nisur ditën e sotme fazen e parë të testimit masiv të popullsisë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se faza e parë do të zgjasë deri të enjten. Testimi i popullsisë në fazën e parë në Slloveni është i gatshëm për të gjithë personat që duan të vaksinohen.

Ndërkohë që faza e dytë e vaksinimit do të nisë pas Krishtlindjeve dhe do të ketë në foskus personelin mjekësor, mësuesit, ushtarët dhe oficerët e policisë. Ndërkohë që ditën e sotme mbi 100 njerëz kanë shkuar ditën e sotme më sheshin qendror të Lubjanës për tu vaksinuar në një nga pikat e posaçme të vasinimit.

Për fillimin e vaksinimit ka reaguar edhe sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Marija Magajne, e cila ka thënë se programi i ndërmarrë ka në synim ”që të frenojë përhapjen e koronavirusit, uljen e të shtruarve në spital dhe viktimat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here