Për shkollat u zgjatën pushimet, po çerdhet dhe kopshtet? Flet ministrja

0
16

Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi pak ditë më parë zgjatjen e pushimeve dimërore, nga 24 dhjetori deri në 11 janar për nxënësit e shkollave.

E pyetur sot, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu tha se pas kërkesës së MAS, ky urdhër do të jetë në fuqi për shkollat, ndërsa për çerdhet dhe kopshtet nuk ka asnjë ndryshim.

Ministria e Arsimit vlerësoi hapjen e vitit të ri shkollor në 11 janar duke bërë rivlerësimin e programeve. Sa i përket kopshteve dhe çerdheve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes, ndaj do të hapen njëlloj si vitet e tjera” tha ajo.

Ministrja tregoi situatën në spitale dhe kishte një këshillë për festat. “Pas analizës së situatës nga Komiteti i Ekspertëve përsa i përket të dhënave epidemiologjike në përfundim të javës së 51 të epidemisë, nga vlerësimi i kryer mbi baza dinamike në dy javët e fundit rezulton një incidence, raste të reja për 100 mijë banorë 359 raste për 100 mijë banorë.

Vlerësohet në 4 javët e fundit që situata ka paraqitur një qëndrueshmëri lidhur me rastet pozitive të infektuara për 100 mijë banorë dhe përqindjen e pozitivitetit të rasteve.  Nga ana tjetër vlerësohet se përqindja e shtretërve të zënë në spitalet Covid në këtë javë, në dy javët e fundit është 63.7% dhe përqindja e shtretërve të zënë në reanimacione në spitalet Covid është 25.3%.

Pra ashtu sikurse e përmendëm, ekspertët vlerësojnë se situata deri sot paraqet qëndrueshmëri, duke vlerësuar kështu edhe impaktin e masave të marra deri tani, të reflektuara sigurisht në këtë situatë. Por kjo situatë ka ende nevojë të vlerësohet në mënyrë dinamike, pasi zbatimi i masave nga të gjithë mbetet thelbësor në kufizimin e përhapjes së këtij virusi. Puna në terren nga të gjitha strukturat e shëndetësisë po vijon. Jemi në gatishmëri të plotë. Do të vijojmë të jemi në gatishmëri të plotë, siç kemi bërë në të gjitha ditët për këto 10 muaj. Përsa i përket punës në terren po vijon testimi, gjurmimi, izolimi i rasteve të dyshuara apo të konfirmuara.

E kuptojmë fare mirë dëshirën e gjithsecilit, për të qenë me njerëzit e dashur në këto festa. E kuptojmë fare mirë që sidomos në Krishtlindje dhe Vit të ri, duam të gjithë të jemi sa më pranë një atmosfere normaliteti, festive. Por ky ishte një vit i pazakontë dhe ai po mbyllet si i tillë. Një vit i pazakontë që ka kërkuar prej nesh -prej gjithë botës në fakt- sakrifica në emër të shëndetit.

Sepse, e kam thënë shpesh, për ne, ne listën e vlerave dhe dëshirave, shëndeti qëndron në krye, i padiskutueshmëm. E gjithë bota po merr masa përballë virusit. Këtë po bëjmë dhe ne. Sepse siç e kam thënë, pandemia nuk parandalohet në spitale. Jo.

Në spitale mjekët tanë luftojnë pasojat e saj. Pandeminë e lufton sjellja e gjithsecilit prej nesh. Ne po punojmë për të patur sa më shpejt vaksinën. Të dhënat e deritanishme tregojnë se vaksina arrin të ketë efekt edhe mbi variantin e ri të virusit. Por deri atëherë, armët që na kanë mbrojtur gjatë gjithë këtyre muajve, vazhdojnë të jenë vendimtare dhe këto janë: distancimi, maska, higjiena dhe kufizimi i kontakteve. Vlejnë për këto festa më shumë se kurrë.

Festimi këtë vit duhet të jetë me familjen e ngushtë, gjithmonë duke zbatuar masat rigorozisht. Është një detyrim, mbi të gjitha për të patur mundësinë të festojmë edhe të tjera herë me njerëzit tanë më të dashur. Me qëllim që kur virusi të jetë zhdukur, këto festa të fundvitit të 2020 të mbahen mend thjesht si të pazakonta të kaluara me ta. Por në asnjë mënyrë si festat e fundit, ndaj kërkohet nga të gjithë qytetarët edhe një sakrificë e radhës, për të festuar vetëm në familjen e vogël dhe shpresojmë që me vitin e ri, të kthehemi në normalitetin që secili prej nesh dëshiron“.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj