Nga infertiliteti te AND-ja/ 5 mite të njohura për vaksinën anti-COVID që sipas shkencëtarëve nuk janë aspak të vërteta

0
234

Keqinformimi rreth vaksinave të koronavirusit filloi të qarkullonte edhe para se të miratohej një vaksinë. Ndërsa ekspertët thonë se disa efekte anësore nga vaksinat mund të ndodhin, këto mite nuk janë të vërteta.

2.Vaksina është e nxituar

Vetëm në nëntë muaj, një vaksinë për Covid-19, vaksina Pfizer-BioNTech, tashmë është aprovuar. Deri në fillim të vitit 2021, të paktën tre vaksina të tjera për t’u miratuar. Ndërsa këto vaksina u zhvilluan shpejt, studiuesit ndoqën të njëjtat procedura që bëjnë kur testojnë ndonjë trajtim mjekësor.

“Sigurisht që ishte një vendosje shumë më e shpejtë sesa më parë, por kjo nuk do të thotë që hapat u anashkaluan ose ndonjë nga aspektet e rëndësishme të vlerësimit u neglizhua”, shpjegoi Virginia Pitzer, epidiemolog në SHBA. “Arsyeja pse ishte e mundur të zhvillohej një vaksinë kaq shpejt është se ajo po kalonte në shumë kërkime që kanë vazhduar për vite me rradhë.”

2. Vaksina redakton ose ndryshon ADN-në

Vaksina Pfizer-BioNTech përdor ARN për të dhënë proteina ‘spike’ në qeliza, për të inkurajuar trupin të prodhojë një imunitet ndaj Covid-19. Disa njerëz mendojnë se ARN-ja ndryshon ADN-në e njerëzve ose redakton qelizat.

“Kjo është padyshim 100% një mit,” thotë Sullivan. “Ne kemi ADN në qelizat tona. Ajo që ndodh është se ADN-ja transkriptohet në ARN dhe pastaj ARNi përkthehet në një proteinë. Është e pamundur që ADN-ja të kthehet në ARN.”

3.Vaksina shkakton infertilitet tek gratë, sterilitet tek burrat

“Kjo është vetëm një deklaratë arbitrare”, tha Amesh Adalja. “Nuk ka asnjë provë që e ka demonstruar ndonjëherë këtë,” tha ai. “Kjo është vetëm një deklaratë për të ardhur keq.”

Dhe Pitzer tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se vaksina do të ndikonte në aftësinë e dikujt për të pasur fëmijë.

“Nuk ka asgjë që bën biologjikisht vaksina, që mund të lidhet me sterilitetin ose infertilitetin,” tha ajo.

4.Vaksina shkakton COVID-19

Njerëzit shpesh gabimisht besojnë se një vaksinë do të bëjë që një person të zhvillojë sëmundjen. Thjesht nuk është e mundur.

“Vetë virusi nuk është pjesë e vaksinës. E vetmja gjë që përfshihet në vaksinë është proteina spike – si trupi juaj e njeh virusin ”, tha Pitzer. “Nuk përfshin aspekte të tjera të virusit që do të shkaktonin COVID-19”.

Ndërsa njerëzit shpesh mendojnë se “imuniteti natyror”, ajo që zhvillohet pas marrjes së një sëmundjeje, është më e mirë, ekspertët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

5. Duhet aplikuar vetëm një herë

Vaksina Pfizer-BioNTech dhe vaksina Moderna, kërkojnë dy injeksone. Nëse miratohet, vaksina Johnson & Johnson mund të kërkojë vetëm një injekson. Ndërsa vaksina Pfizer-BioNTech tregon mbrojtje të fortë pas një doze, ekspertët thonë se njerëzit që marrin vaksinën Pfizer-BioNTech ose Moderna duhet të marrin dy siç rekomandohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here