Ja look-u i Jonida Vokshit në natën e parë të edicionit të 59-të Festivalit të Këngës

0
234

Pavarësisht kushteve të pandemisë, mbrëmjen e sotme nis edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, ku  njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues do grarojnë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Këtë vit skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19. Nata e dytë, nesër mbrëma do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. Moderimi këtë vit i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.

Jonida ka treguar së fundmi në rrjetet sociale edhe look-un e mbrëmjes së parë. Nëpërmjet disa fotove të shpërndara në Instagram shihet se bukuroshja e ekraneve shqiptare do shkëlqejë edhe sonte e veshur me të bardha.

Si gjithnjë, Jonida ka zgjedhur një makeup natyral dhe të thjeshtë, teksa flokët me onde i ka kapur bisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here