Google search engine
Home Bota Lufta me koronavirusin/ Një tjetër vaksinë gati për përdorim, vjen lajmi i...

Lufta me koronavirusin/ Një tjetër vaksinë gati për përdorim, vjen lajmi i madh nga SHBA

0
278

Vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 95% efektive.

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve tha të martën se vaksina anti covid e zhvilluar nga Moderna, është shumë efikase, duke sugjeruar se ajo mund ti bashkohet shpejt arsenalit kundër pandemisë.

Kjo vjen një ditë pasi amerikanët në të gjithë vendin, filluan të bënin vaksinën e Pfizer-BioNTech. Të dhënat e Moderna-s u publikuan sot nga FDA-ja, përpara takimit të panelit të vaksinave për të diskutuar për autorizimin.

Në dokumentin me 54 faqe nënvizohet se nuk kishte asnjë shqetësim specifik për sigurinë dhe se reagimet serioze anësore ishin të rralla. Nëse miratohet nga ekipi i ekspertëve gjatë kësaj jave dhe nga shefi i vaksinave të FDA-së, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh. Vaksina Moderna kërkon temperatura rreth -20 gradë celsius për transport, të ngjashme me një frigorifer të rregullt, ndërsa e Pfizer kërkon temperatura më afër -70 gradë celsius, duke e bërë logjistikën e transportit shumë më të vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here