Google search engine
Home Aktualitet Përleshje mes protestuesve dhe policisë, dëmtohet në sy një Specialist për Hetimin...

Përleshje mes protestuesve dhe policisë, dëmtohet në sy një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1

0
250

Protesta ka përshkallëzuar sërish ditën e sotme në disa zona të kryeqytetit.

Kjo është dita e katërt e kryengritjes për të drejtat e të vrarit nga efektivi i policisë, Klodian Rasha dhe përleshjet mes qytetarëve dhe policisë kanë dhënë edhe pasojat e tyre.

Siç bëhet e ditur është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1.

Ai është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia vazhdon të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe të shoqërojë në komisariat protestues të ndryshëm, të cilët tashmë kërkojnë edhe largimin nga posti të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here