Google search engine
Home Aktualitet Publikohet harta nga The Economist Intelligence Unit, ja kur pritet të marrë...

Publikohet harta nga The Economist Intelligence Unit, ja kur pritet të marrë vaksinën e koronavirusit Shqipëria

0
321

Një hartë e botës e botuar nga The Economist Intelligence Unit tregon për shpërndarjen e vaksinës kundër covid-19 dhe mënyrën sesi do ta marrin shtetet.

Sipas hartës, shtetet e pasura do ta marrin vaksinën duke filluar nga shtatori deri në mars 2022 dhe në hartë janë vendosur me ngjyrë jeshile të mbyllur.

Me ngjyre jeshile të hapur, është grupi i dytë i shteteve që do të vaksinohen nga shtatori 2021 në qershor 2022.

Ndërsa Shqipëria dhe vendet e rajonit tonë janë në grupin e tretë, ku thuhet se vaksina do të vijë në vitin 2022.

Në fund, me ngjyrë të kuqe, janë vendosur vendet që do të vaksinohen nga prilli 2022 në vitin 2023.

Shtetet rreth Shqipërisë, Italia e Greqia, por edhe Franca, Spanja, Britania, Gjermania, Austria, Hungaria etj, janë në grupin e vendeve që do të marrin shumë shpejt vaksinën anti-covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here