Pipero jep lajmin e shumëpritur/Ja kur do mbërrijë në Shqipëri vaksina kundër koronavirusit

0
206

Mjeku Pëllumb Pipero elaroi se vaksina do të mbërrijë në Shqipëri, në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit dhe se fillimisht sasia do jetë e kufizuar.

“Unë mendoj por kam dhe disa informacione që po punohet paralelisht në disa drejtime. COVAX një mundësi e madhe, më e sigurt në terma afatgjatë, por po punohet paralelisht për ta marrë me vende të tjera të Europës. Pa dashur të vë një bast, besoj që vaksina do vijë shumë shpejt, fundit i dhjetorit fillimi i janarit do kemi vaksinën në Shqipëri. Jo për të gjitha fashat, por atë më vulnerabël. Unë besoj që do vijë shumë shpejt.

Besoj se secili shtet do ketë politikat e tij. Unë besoj se Shqipëria do ta ketë fashën e vaksinës mbi 45 vjeç. Parë në këtë kënd vështrimi, mendoj që për fazën e parë të kësaj fushate vaksinimi, sasia e vaksinimit që do i duhet Shqipërisë për ta kapërcyer këtë emergjencë nuk duhet në sasi të madhe. Ndaj besoj se do ta kemi”, tha Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here