Psikologia Denada Toçe: Komunikimi me familjarët i rëndësishëm, izolimi sjell pasoja psikologjike

0
317

Psikologia e njohur Denata Toçe në një intervistë për ABC ka komentuar rastet e përsëritura të vetëvrasjes së pacientëve me Covid në vendin tonë.

Toçe në fjalën e saj ka theksuar se është e rëndësishme që sistemi ynë shëndetësor të ketë një protokoll të veçantë në lidhje me trajtimin e pacientëve që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor.

Do të duhet që të ndiqet një protokoll specifik për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet përkatëse duhet që të kenë një protokoll të veçantë për këto persona pasi duke qenë se vetë situata është traumatike këto persona kanë më shumë nevojë për një përkujdesje të shtuar.  Në asnjë vend tjetër nuk kemi dëgjuar se kemi vetëvrasje pacientësh Covid nga ambientet e spitalit, mendoj se ambiente tona spitalore nuk janë të përgatitura.

Një nga hapat e parë kur një pacient hospitalizohet duhet që një familjar të qëndrojë pranë pacientit, kur kjo nuk është e mundur sugjerohet që një i afërt të qëndrojë pranë të sëmurit. Komunikimi me familjarin një herë në ditë është i rëndësishëm, kontakti fizik familjar ka një rëndësi të veçantë, është e rëndësishme që të ndiqet një protokoll që e ka gjithë bota në mënyrë që të eleminojmë raste të tilla. E rëndësishme është që të sigurojmë shëndetin mendor të një pacient. Është e rëndësishme që të informohen në lidhje me ecurinë e pacientit që nga fillimi e deri më tani pasi kjo krijon një lehtësim të gjendjes psikologjike për çdo qytetar”, ka thënë psikologia.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se izolimi total i vendit do të sillte probleme të shumta psikologjike dhe sociale për shoqërinë tonë.

Gjithashtu Toçe ka bërë me dije se izolimi i parë ishte i panevojshëm sipas saj një kufizim më strikt i lëvizjes duhet bërë tashmë në këtë periudhë për ti dhënë kohë sistemit shëndetësor që të marrë frymë.

“Jemi në një kohë me luftë virale dhe nuk mund të fillojmë një normalitet. Ne duhet të kemi një qëndrim për këtë. Unë jam kritike për sistemin shëndetësor dhe arsimor por në këtë rast secili duhet që të bëjë detyrën e tij dhe të ndërgjegjësohet e kujdeset për të penguar përhapjen e Covid.

Është menduar dhe studimet e para kanë treguar se izolimi shkakton një problem të madh psikologjik, të dhunës në familje, të problemeve sociale etj. Unë mendoj se karantinimi i parë ishte i panevojshëm, por një izolim i pjesshëm me një lloj kufizimi të lëvizjes dhe disa dinamika të caktuara që duhet që të bëjë qytetari duhet të jenë më radikale, pasi në këtë kohë spitalet dhe sistemi shëndetësor ka më shumë nevojë që të marrë frymë. Është e rëndësishme që ti japim një frymëmarrje tashmë sistemit shëndetësor”, është shprehur ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here