Ja si i asiston urgjenca të sëmurët me COVID,Brataj: Jemi te skenari 3

0
172

Kryeministri Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që tregon punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare, që nga marrja e një telefonate, tek momenti kur mjekët shkojnë në banesë dhe asistojnë të sëmurët me Covid 19.

Rama thotë se ky shërbim është shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falenderojë për punën e tyre.

URGJENCA KOMBËTARE e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm ”,- shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here