Ylli Limani nxorri këngen e re, a jeni gati të fiksoheni?

0
279

Më në fund dëshira e fansave të Yll Limanit u plotësua.

Pas disa muajsh nga projekti i fundit, Yll Limani ka publikuar këngën e re të titulluar “Leje”, duke na fiksuar me dëgjim të parë.

Ndryshe nga këngët paraardhëse, Ylli nuk ka realizuar një klip për këtë këngë por e ka sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme nëpërmjet animacioneve.

Por, ju e dini se zëri dhe fabulat që ai trajton nuk kanë nevojë për videoklipe.

Ndërkohë, së fundmi ai na ka paralajmëruar për një këngë të re që do publikojnë së bashku me The Cricket.

Ylli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet teksa udhëton me makinë ndërkohë në sfond dëgjohet bashkëpunimi i tyre.

Aq sa dëgjohet në video projekti do jetë në anglisht dhe është një këngë tipike vjeshte. 

Risjellim në kujtesë se ata kanë publikuar edhe dy këngë të tjera më parë të këtij stili të titulluara “Autumn leaves” dhe “Friday night”.

Rreth dy muaj më parë, Yll Limani publikoi “Buzët e kuqe”, frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Vetë Ylli e ka cilësuar këtë  si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike dhe na vërtetoi se bëri shumë mirë që rrezikoi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here