Covid-19: 656 te infektuar, ja sa viktima janë shënuar në 24orët e fundit

0
195

Të infektuarit sot kishin një rritje të vogël krahasuar me dje. Në 24 orët e kaluara ishin 644 të infektuar nga 2137 teste, ndërsa sot kemi 12 të prekur më shumë nga 37 teste më shumë që janë bërë, pra 2.174 tamponë. Vendin e parë për të infektuarit nuk ka asnjë dyshim që e mban Tirana. Krahasuar me të martën numri i të infektuarve është i vogël, po ashtu edhe i testimeve të bëra.

Të shëruarit sot ishin 321, një ulje krahasuar me dje që ishin 365, por këtu llogaritë bëhen automatike, pra nëse ke kaluar 14 ditë nga infektimi, ministria të fut në listën e të shëruarve pa tampon negativizimi. Por si është gjendja në spitale? Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 8 më shumë se dje (455 ishin të martën), 15 sot janë në terapi intensive,  pra 4 më pak se dje, ndërkohë që 4 pacientë janë të intubuar, 3 më pak se dje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here