Skema e përvetësimit të Kompleksit Partizani/Berisha-Imami favorizuan Malltezin, nga çmimi qesharak, te loja me aksionet dhe ngritja e kullave

0
313

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali me privatizimin e pronave të ish-Kompleksit Partizani. Deputeti Taulant Balla ka bërë një padi në SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe ish-ministrit Arben Imami, pasi edhe pse ishte një pronë shtetërore ajo iu dha privatit dhe në fund ai që përfitoi ishte Jamarbër Malltezi, i cili figuron ortak në një kompani që ka ndërtuar disa pallate sot në atë zonë. Por çfarë ka ndodhur realisht? Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shteti dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërblyer me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Në vitin 2008 një grup peronash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol vendimtar dyshja Berisha-Imami.

Vlera e pronës

Ajo që bie në sy është se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër tëulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë. “Fakti që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për para blerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zhvillim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”, thuhet në padinë e Ballës.

Roli i Malltezit

Në padinë që Taulant Balla ka bërë tregohet qartë dhe implikimi i dhëndrit të Berishës. Sot që flasim në zonën në fjalë janë ndërtuar 17 kulla banimi nga kompanitë Homeplan shpk si dhe Kontakt shpk. “Nëse ju referohemi ekstrakteve historike publikuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit të shoqërive Homeplan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k të cilat themelohen në momentin e tjetërsimit të pronës, funksionin e administrimit dhe të ortakërisë e mban i njëjti person.

Shoqëria themelohet nga i njëjti person në vitin 2008, konkretisht i dyshuari Fatmir Bektashi, i

cili zotëronte 100% të aksioneve dhe administrimin i vetëm, duke krijuar perceptimin se nuk ka

një lidhje direkte në momentin e themelit të këtyre shoqërive por që në të vërtete fakti që i

dyshuari Bektashi shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit dhe po në atë kohë me mbylljen e procedurës me organet publike krijon dhe shoqërinë “Homeplan””, thuhet në padi. Sipas Ballës, faktet e mësipërme përforcohen dhe më tej ku pasi përfundon vepra në vitin 2018, i dyshuari Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar tashmë dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Z. Fatmir Bektashi iu shet atyre aksionet, konkretisht Jamarbër Malltezit 35.000 lekë në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në një shoqëri, e cila ka një kapital 100.000 lekë.

Implikimi i Ministrisë së Financave

Skandali në fjalë është denoncuar disa herë si nga Balla ashtu dhe nga mediat. Në vitet 2012-2013 edhe gazeta “SOT” ka shkruar për këtë skandal. Në atë kohë Imami reagoi dhe ia faturoi skandalin Ministrisë së Mbrojtjes. “Lidhur me akuzën e deputetit Balla, iu bëjmë me dije se: Përgatitja e dosjeve me dokumentacionin për çdo pronë bëhet nga Komisionet e Vlerësimit të Pronës, që ngrihen me urdhër të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këto komisione rast pas rasti bëjnë vlerësimin e pronës dhe pas konfirmimeve nga organet përkatëse AKPP, ZRPP, si dhe në Prefekturën e Qarkut, dërgojnë dosjet pranë Ministrisë së Financave për të vazhduar më tej procedurat e shitjes së pronës publike. Si rrjedhojë, në rastin e ambienteve të ish-klubit Partizani ka pasur 10 vendime nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Tiranë, në favor të ish-pronarëve të ndryshëm të trojeve ku kanë qenë të vendosura këto ambiente”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here