Per tu lexuar/ Një pjesëtar i familjes suaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19? Ekspertët zbulojnë si mund t’i shpëtoni nga infektimi anëtarët e tjerë

0
273

Nëse keni një pjesëtar të familjes të infektuar me COVID-19, rekomandohet që rregullisht të hapim dritaret dhe ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë

Kërkohet nga njerëzit që t’i mbajnë të hapura dritaret në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun nga infektimi me koronavirus, sepse ajri i freskët në hapësira të mbyllura mund të ulë rrezikun nga infeksioni për më shumë se 70 për qind!

Ekspertët u rekomandojnë njerëzve që rregullisht të hapin dritaret së paku 10 deri në 15 minuta gjatë ditës apo vazhdimisht gjatë natës t’i lënë dritaret të hapura.

Pa ventilim të rregullt, grimcat e virusit me orë të tëra mund të qëndrojnë të përhapura në ajër dhe me kalimin e kohës të grumbullohen.

Prandaj, ajrosja e hapësirave të mbyllura rekomandohet posaçërisht kur një dhomë në shtëpi është e infektuar.

Kur personi nuk ka ajër të pastër dhe atje ku njerëzit krijojnë sasi të mëdha aerosolësh me aktivitetet siç janë këndimi apo biseda me zë të lartë, aty me siguri edhe do të transmetojnë koronavirusin.

Ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë në mënyrë që grimcat të mos sillen nëpër hapësirë, thekson profesoresha Catherine Hawks i Universitetit të Leeds.

Ajo thekson edhe që sistemet e ventilimit gjithsesi mund të ndihmojnë.

Aspiratorët ose çdo sistem shtëpiak që përdor ajrin e jashtëm mund të jetë po aq efektiv sa hapja e dritareve ose e dyerve, për sa kohë që ato kufizojnë riciklimin të të njëjtit ajër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here