Tersi me anijet, rrëfimi i Leka Zogut në gazetën “Sud-Ouest”

0
29

Nga Aurenc Bebja, Francë – “Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e anijeve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Leka I, mbreti i Shqipërisë në mërgim, i rrëfeu fatkeqësitë e tij Christian Bombediac-ut të “Sud-Ouest” :

Kur bleva anijen time dy vite më parë në Angli, nuk bëra një aferë të mirë. Tani po e vë re. Mbase u nxitova pak.

Dikur lundroja, por mendova se ishte më lehtë të ktheja një çelës për të ndezur një jaht. Kështu bleva “Solartite-n”, por sapo arrita në Alicante dy zjarre ndodhën në bord.

Me mysafirët e mi, ne e vumë situatën nën kontroll, sepse, natën, parimi im është të bëj një xhiro çdo orë. Kështu që zjarrin e zbulova menjëherë. Më vonë, më ndodhën disa stuhi, por nuk kam frikë prej tyre…

Leka I i Shqipërisë po kërkon gjithashtu një “banesë” në Paris. Duhet që ajo të ketë një tavan të lartë sepse mbreti në mërgim është i gjatë 2.04 m.

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest/

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj