Mali i Zi ka vendosur masa të reja përsa i përket pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë, Hanin e Hotit dhe Muriqanin.
Autoritetet bëjnë të ditur se deri të hënën 23 nëntor do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave). Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.
Ndërkohë nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.
“Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë. Policia Kufitare Shkodër, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar|, njofton policia e Shkodrës.