A po fshehin mjekët vdekjet/ Pipero hedh dritë mbi të vërtetën: S’kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi

0
46

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero është rreshtuar në krahë të mjekëve në debatin për numrat e fataliteteve në vend nga COVID-19. I ftuar në rubrikën “Opinion”, Pipero hodhi poshtë të gjithë akuzat e bëra ndaj mjekëve.

“Ne mjekët e kemi shumë të vështirë të komentojmë të vdekurit dhe vdekjen sepse punojmë deri në çastin e fundit për t’i mbajtur në jetë dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur na ndodh, dhe ndiejmë shumë më tepër dhimbje kur përmendet.

Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen”, deklaroi Pipero.

“Sapo e tha që aty janë kartelat mund të hetohen. Nëse ka dyshime të bazuara mund të hetohen. Kartela mban gjithçka lidhet me historikun e pacientin. Të sëmundjeve, të trajtimit në kushte spitali dhe të shkakut të humbjes së jetës. Çdo kartelë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjen aktuale dhe ato bashkëshoqëruese”, tha Pipero.

Sipas tij, ka pacientë për shumë arsye klinikisht, imazherist shkon COVID por është bërë tamponi dhe rezulton negativ. “Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarë për sa i përket konfirmimit të tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot. Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID. Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH”, deklaroi Pipero.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj