Një fenomenin e çuditshëm po ndodh në brigjet e Afrikës/ Kush po i vret peshkaqenet e bardhe

0
308

Një fenomenin e çuditshëm po ndodh në brigjet e Afrikë, ku shumë peshkaqenë po zhduken. Në këtë rast nuk është faji i njerëzve, por i balenave Orka.

Më përpara kjo zonë ndaloi gjuetinë e balenave, por që prej vitit 2015 gjiri afrikan False Bay dhe Gansbaa vuri re shtimin e tyre në zonë.

Pas shumë studimesh u gjendën shumë prova që lidhin ardhjen e balenave me zhdukjen e peshkaqenëve. Mbetjet e pesë peshkaqenëve të bardhë u gjendën në brigjet e Gansbaai dhe një tjetër u gjet në breg, i vrarë po në të njëjtën formë.

“Sa herë që ndodh diçka e tillë kishte ulje të menjëhershme në numrin e peshkaqenëve dhe ende nuk e dimë përse”, shprehet biologia Alison Kock që është marrë me këtë studim.

Në Kejptaun, biologu detar Allison KockAlison është duke studiuar orkat që shihen duke ngrënë mëlçitë e peshkaqenëve. Çuditërisht, i vetmi organ që konsumohet është mëlçia.

Në mënyrë mbresëlënëse, orkat hapin një vrimë në kraharorin e peshkaqenëve dhe çuditërisht orkat e dinë vendndodhjen e saktë të mëlçisë. Për më tepër, videoja nga sulmi i vitit 1997 sugjeron që orkat e Afrikës së Jugut po kryejnë të njëjtën veprim ndaj peshkaqenëve.

Një nga atraksionet më të mëdha turistike është të parit e peshkaqenëve në Afrikën e Jugut. Kjo ndodh ose nga anijet, ose duke zbritur me një kafaz nën ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here