“Shpresoj të mos përkeqësohem”/ Eneida Tarifa infektohet me koronavirus

0
30

Këngëtarja e njohur dhe drejtuesja e Portokallisë në ‘Top Channel’, Eneda Tarifa ,e anë të një postimi në rrjetin social ka zbuluar se është infektuar me koronavirus.

Tarifa tregon se menjëherë është vetëizoluar bashkë me vajzën e saj. Ajo ka treguar se ka humbur shijen dhe kjo e ka shtyrë të bëjë tamponin. Eneda është shprehur se dhe vajza e saj ka qenë në gjendje gripale për dy ditë me temperaturë 37.5-37.9.

“Dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë nga diku, por nuk e di se nga ku, sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë, e vetmja që më shtyu të bëja tampon ishte fakti që humba nuhatjen, ndërkohë që unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. 

Tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka. Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa duket ky është maksimumi i simptomave të mia”, është shprehur Eneda gjatë një videoje live në Instagram.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj