‘Top Channel’ e hedh në gjyq pas largimit nga ‘Përputhen’/ Shpërthen Bearti dhe plas skandalet

0
384

E para që u largua në emisioni ‘Përputhen’ ishte konkurrentja Shqipe Hysenaj, e cila u akuzua nga produksioni për bullizëm.

Mirëpo pas largimit të bujshëm të Shqipes, krejt papritur nga ky emision u largua edhe konkurrenti nga Kosova, Beart Rexhepi.

Ky i fundit është larguar pak ditë më parë nga emisioni, mirëpo ikja e tij nuk paska qenë aq paqësore sa ç’dukej.

Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka marrë qindra pyetje lidhur me konkurrentin e larguar, ndaj në një story të gjatë në Instagram ajo ka akuzuar Beartin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.

Olsa shprehet se liria e fjalës ka kaluar në abuzim, teksa shpjegon se është shumë e vështirë të jesh në krye të “Për’puthen” me një numër të madh karakteresh të ndryshëm nga njëri-tjetri.

‘Top Channel’ e hedh në gjyq pas largimit nga

“Më keni shkruar pafund çfarë ndodhi me konkurrentin nga Kosova, sot po ju përgjigjem! Ndaj tij ka nisur një proces juridik për thyerje të kontratës dhe dezinformim apo deklarime të pavërteta të thëna publikisht! Unë nuk jam mësuar të vjell vrer lart e poshtë, por i qëndroj kokë-lart parimeve të mia dhe mbi të gjitha respektoj këdo që bëhet pjesë e programeve të mia, por unë nuk diferencoj konkurrentë apo t’i trajtoj ndryshe dhe mos guxojë askush ta kërkojë këtë!”- ka shkruar Olta, e cila ka marrë një përgjigje publike nga Bearti.

‘Top Channel’ e hedh në gjyq pas largimit nga

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-konkurrenti tashmë i larguar nga emisioni shkruan:

“Përshëndetje! Unë takimin me Oltën nuk e kam kërkuar pa arsye apo për famë, siç e paska transformuar apo interpretuar në mënyrën e vet Olsa. Unë famën e kam pasur dhe nuk më duhej aq “fama” e “Për’puthen”. Që të mos e zgjas, arsyeja e hyrjes ka qenë se më kanë ftuar vetë, por edhe të përjetoj një eksperiencë ndryshe, të bukur. Kurrësesi çfarë fitova. Unë me përfaqësimin tim në “Për’puthen” kam dashur që t’ua rris shikueshmërinë e emisionit edhe në Kosovë, ç’ka edhe qëndron e vërteta. Thjesht dhe aty të jemi bashkë si vëllezër të një kombi, sikur që edhe jemi.

Arsyeja pse unë doja takim me Olsën ka qenë se ajo kërkonte sa më shumë debate e skandale në studio. Unë nuk jam person që flas vetëm për ehh… jam edhe për debate, por jo skandaloze. E kam cekur shumë herë kur më është kërcënuar me fjalët “Fol diçka, debato ose do të të nxjerr nga “Për’puthen”. Dhe i kam thënë shumë herë që dua të dal vetvetja, jo të flas me zor dhe imponuar. Më lër rehat me karakterin tim, me atë që e kam edhe në jetën e përditshme, jo false dhe me maskën tuaj. Po fare mirë më kujtohet edhe kërcënimi yt “Nuk mund të dalësh kur të duash ti, se të ndjeki penalisht”.

Dy takimet e mia janë bërë në qendra reklamuese, në mobileri dhe estetikë duke shfrytëzuar çdo “lojtar” pa asnjë përfitim, me premtime të rrejshme, derisa e nënshkruajnë një kontratë e pastaj ndryshojnë fjalët e thëna.

Unë për të gjitha këto kam fakte që prej ditës së parë madje deri tek dita e fundit, me mesazhe, me video e voice dhe jam i gatshëm të përballem në gjykatë me ty! Edhe aty do jem Beart Rexhepi, me fytyrën time, me karakterin tim, i shpëtuar nga maska “Për’puthen”- ka përfunduar ish-konkurrenti.

‘Top Channel’ e hedh në gjyq pas largimit nga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here