Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19/ Mjekja shqiptare në Britani zbulon dy arsyet: Krijohet inflamim në tru, rrezikon…

0
393

Kohët e fundit janë kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri rastet e pacientëve të shtruar në spitale me Covid, të cilët kanë kryer ose kanë tentuar vetëvrasje.

Rasti më i fundit ishte dje, këtë herë në spitalin e QSUT-së ku një pacient i shtruar 69 vjeçar u hodh nga kati i tretë. Po ashtu edhe më herët ka patur tre raste të tjera vetëvrasjesh tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Mjekë të ndryshëm që merren me shëndetin mendor dhe që punojnë në spitalet Covid në mbarë botën, kanë treguar se ilaçet që e trajtojnë këtë sëmundje mund të shkaktojnë halucinacione ose të nxisin prirjet për vetëvrasje.

Gjendja e rëndë psikologjike që kalojnë këta pacientë i bën që ta përjetojnë dyfish më keq sëmundjen në fjalë.

Në një lidhje Skype në emisionin “Wake Up”, Arlinda Cerga, e cila prej 27 vitesh jeton në Angli ku angazhohet si psikologe dhe drejtuese e studimeve shkencore për shëndetin mendor, tregoi arsyet që çojnë pacientët drejt këtij akti të rëndë.

“Në fakt nuk ndodh vetëm në vendin tonë. Merr më tepër vëmendje mediatike në Shqipëri, por fatkeqësisht është duke ndodhur një fenomen global. Rritja e vetëvrasjeve është ajo që kemi folur që në mars e prill. Vetëvrasjet shpesh janë pasojë e problemeve të shëndetit mendor dhe rritja e stresit psikologjik gjatë kësaj periudhe, sidomos te pacientët e shtruar është shumë i madh, – tregon ajo. – Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e vetëvrasjeve. Përveç gjendjes së rënduar psikologjike, ka edhe mjaft arsye të tjera që janë për shkak të Covid-19″.

Mjekja shqiptare në Britani argumenton se kjo vjen edhe “për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, që shkakton dëmtime në zona të caktuara. Krijohet inflamim në tru që sjell më pas probleme të tjera. Disa mjekime, për shembull steroidet, që shkaktojnë probleme të tilla dhe pagjumësia. Pagjumësia e shkatërruar për shkak të simptomave dhe dhimbjeve. Këto rrisin rrezikun e vetëvrasjes. Por edhe ndarja nga miqtë dhe të afërmit”, sqaroi mjekja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here