Sot hyjn ne fuqi masat , kush leviz pas ores 22:00 merr autorizim te e-albania.

0
165

Ministria e Shëndetësisë specifikohet se të gjithë ata qytetarë që duhet të qarkullojnë pas orës 22:00 duhet të pajisjen me një autorizim nëpërmjet e-albania.

“Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisjen me autorizimin përmes portalit e-Albania. Personeli i shëndetësisë, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve”.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat deklaroi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit.

“Puna jonë nuk ka ndalur për asnjë moment në këto 8 muaj të gjatë. Jemi përgatitur për të përballuar vjeshtë dimrin duke forcuar kapacitetet tona në të gjithë sistemin shëndetësor. Në pritje të rritjes së numrit të rasteve sepse e dinim që do të rriteshin në vjeshtë dimër, kemi gati edhe spitalet rajonale sipas skenarëve të cilat ua kemi bërë të ditur, për tu përfshirë në trajtimin e rasteve me Covid në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve të 4 strukturave të ngritura për trajtim të Covid. Mjekët e familjes të gjithë të angazhuar dhe po ndjekin mbi 50 mijë qytetarë të cilët kanë marrë shërbime konsulta nga mjekët tanë të familjes. 360 pacientë po trajtohen në 3 spitalet Covid ku nuk mungon as kujdesi, as pajisjet dhe as stafet, të cilat janë të siguruara falë një përgatitje sistematike për të përballuar një situatë të pritshme nga sezoni i vjeshtë dimrit”, tha ajo.

Pacientët që kanë kaluar koronavirusit do të pajisen me vërtetim nga mjekët e familjes, bëri të ditur ministrja.

“Nga dje është përcaktuar një udhëzim që për arsye të vendimi për çështjen e ritestimeve, një udhëzim për mjekun e familjes që do të japë vërtetime për qytetarët që kanë kaluar karantinimin dhe quhen të shëruar për të kthyer në punë. Do jetë mjeku që do të relatojë për qytetarin pikërisht këtë aspekt dhe do të jetë një vërtetim nga ky mjek që u jepen qytetarëve që ta paraqesin në vendet e punës. Sa i përket zbatimit të masave që kemi shpallur, do të jenë organet kompetente të përcaktuara në aktin normativ për marrjen e masave të cilët do të zbatojnë këto masa dhe do të ketë masa administrative qoftë nga Inspektorati Shëndetësor, që do jenë zbatues të këtij urdhri dhe nga policia e shtetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here