Google search engine
Home Politike Meta dekreton marrëveshjen për vaksinën anti-COVID

Meta dekreton marrëveshjen për vaksinën anti-COVID

0
215

Presidenti Meta ka dekretuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me aleancën GAVI për të marrë pjesë në strukturën globale për vaksinën për COVID-19, COVAX Facility.

Kreu i shtetit thotë në argumentin e tij se “kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar”.

Ai i kërkon qeverisë domosdoshmërinë që çdo hap që hidhet të jetë në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.

“Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, thotë kreu i shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here