Google search engine
Home Aktualitet Kredi me dokumente false, si u zbulua rrjeti

Kredi me dokumente false, si u zbulua rrjeti

0
256

Policia e Tiranës ka goditur një rast të mashtrimit. Në sajë të operacionit të koduar “Kredia-4” është arrstuar një 33-vjeçar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

NJOFTIMI

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi.

Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”.

Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here