Google search engine
Home Lifestyle Humbi bashkëshortin nga COVID-19/Poetja e njohur shqiptare mes dhimbjes së madhe rrëfen...

Humbi bashkëshortin nga COVID-19/Poetja e njohur shqiptare mes dhimbjes së madhe rrëfen ditët e vështira: Ne jemi çfarë rezervojnë Zotat për ne!

0
369

Pak ditë më parë poetja Rita Petro u sfidua nga një humbje e rëndë. Bashkëshorti i saj, Latif Ajrullari humbi jetën si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Pa kaluar shumë ditë nga kjo humbje, mes dhimbjes së madhe poetja Rita Petro ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Ditë e Re’.

“Ishin ditë të vështira, pranova që të dal në emision se njerëzit kanë nevojë edhe për disa mesazhe sesi njerëzit sesi një fatkeqësi e tillë të kthehet në forcë. Ne kemi pasur një dashuri jashtëzakonisht të veçantë, kemi pasur një fillim të vështirë por ndoqëm rrugët tona se e kuptuam që kjo dashuri nuk duhet të humbte. Sot nuk jam pishman për asgjë. Ne bëmë një festë para se Latifi të nisej në Maqedoni, inauguruam diçka që kishim ndërtuar së bashku dhe ai ishte shumë i lumtur dhe thoshte vitin tjetër do e gëzojmë se ishte një shtëpi që kishte lidhje me plazhin. Latifi shkoi në Kosovë, Maqedoni se atje kemi shtëpinë botuese dhe atje u  infektua.

Nuk jemi pishman se ne e çuam dhe në spitalin më të mirë, një spital privat turk shumë i mirë në Shkup por ja që fati e donte që megjithëse ai s’kishte asnjë sëmundje, iu bë atak kardiak, prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit të kenë kujdes aq sa mundemi sepse edhe Latifi ishte shumë i kujdesshëm por fati e solli. Ne jemi çfarë rezervojnë Zotat për ne. Isha mësuar më rutinën tonë dhe kisha disa ditë qe mendoja sa do zgjasë kjo si rutinë kështu se njeriu ndonjëherë sikur parandjen disa valë që do të vijnë dhe do ti ndryshojnë  gjithçka.”

Petro e përfundoi mesazhin e saj duke thënë se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe brenda familjes se njerëzit e kalojnë në forma të ndryshme, dikush e kalon lehtë por dikush humb dhe jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here