Rrëzohet akuza për grup të strukturuar kriminal, GJKKO jep vendimet për një pjesë të dosjes 339

0
240

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale te “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Megjithatë, Gjykata e Posacme ka rrezuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurve do ti ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:

Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 6 vite burgim.
Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.
Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5,4 vite burgim.
Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,4 vite burgim.
Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 5 vite burgim.
Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 te denimit dhe perfundimisht me 4,8 vite burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here