Kërcet arma në Gjirokastër/ Policia identifikon menjëherë autorët dhe shpall në kërkim dy persona

0
227

Një sherr me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në Gjirokastër. Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Bilbil Lluka ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi Lluka në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që Policia nuk ka mundur që të arrestojë dot asnjë prej autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here