Të gjithë mësuesit me COVID/ Mbyllet shkolla 9 vjeçare , nis mësimi online

0
223

Shkolla 9-vjeçare në Kavajë është mbyllur pasi të gjithë mësuesit kanë rezultuar me COVID. Në këtë mënyrë mësimi do të zhvillohet online.

Bëhet me dije se katër mësuesit e prekur me Covid, janë kontakte të dy mësuesve, të cilët pak ditë më parë kishin rezultuan pozitivë me Covid-19.

Rastet pozitive ka bërë që shkolla të mbyllet dhe të fillojë mësimi online për 40 nxënësit e saj.


Fatmirësisht deri më tani asnjë nga nxënësit nuk ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë 480 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 19,445.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here