“Operacion kompleks për riatdhesimin nga kampi Al Hol”, Rama: Kanë qenë në ferr, jo në shkollë

0
225

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Rinas bashkë me katër fëmijë nga kampi i ferrit Al Hol. Ai ka rrëfyer para gazetarëve rrugëtimin që është dashur për të riatdhesuar këta fëmijë dhe që nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ai bëri të ditur se janë identifikuar dhe fëmijët e tjerë që pritet të riatdhesohen më vonë.

“Ka një 1 vit që ne punojmë ngushtësisht me struktura të specializuara në ato territore. Nuk kemi pasur në asnjë çast problem me gjetjet e lokacioneve. Natyrisht që bëhet fjalë për operacione komplekse që kanë të bëjnë me futjen në territore ku duhen marrë parasysh më shumë se një faktor dhe ne e dimë shumë mirë që ne nuk kemi asnjë marrëdhënie me regjimin e Damaskut, duhet dhe leje kalimi i tyre. Po ashtu bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit, gjë që ka kërkuar përgatitje të posaçme dhe një punë shumë të detajuar të strukturës sonë që është marr drejt për drejtë, drejtori i terrorit ka qenë vetë në territor për katër javë dhe përsa i përket pyetjes së parë, ajo që dua të them është që nuk ka dyshim që nxjerrja e këtyre fëmijëve nga një ferr nuk është si nxjerrja e fëmijëve nga kopshti apo shkolla, një proces shumë i komplikuar. Janë në mes disa prej prindërve që mbeten në pozicionet e tyre të radikalizuara, janë në mes forca kujdestare të kampit me të cilat duhet diskutuar për të kaluar pa surpriza dhe gryka zjarresh segmente të caktuara. e gjitha është komplekse. por e përsëris që puna e bërë brenda në kamp ka qenë intensive nga struktura që ka mundur të hyjë atje me prezencën e drejtorit tonë të antiterrori dhe një oficeri tjetër së bashku me shoqëruesit. dhe siç e kam thënë sot paradite e gjithë kjo është mundësuar falë strukturës së drejtuar nga Abass në Liban i cili më ka konfirmuar sot se operacioni do të vazhdojë dhe kemi diskutuar mbi të gjitha detajet që kemi në dispozion. tani kemi një pamje të plotë. Është e vërtetë që disa fëmijë janë në vështirësitë e tyre, vajza që ju përmendët po nuk dua të jap detaje pasi janë detaje që mund të komprometojë këto marrëdhënie të krijuara”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here