Tayna dhe Dafina i bëjnë diss njëra-tjetrës, miqësia qenka prishur

0
23

Tayna dhe Dafina sollën këtë vit një bashkëpunim të tyre që pati mjaft sukses. Por në median rozë së fundmi është folur për një prishje të marrëdhënieve mes tyre dhe postimi i Taynës duket se e vërtetoi këtë.

Tayna ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:

Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” që është një diss i pastër thotë:
Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.

Dy artistet ishin folloë deri mbrëmjen e djeshme. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.

Zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj