“Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi”, Erdogan sfidon SHBA dhe nxjerr prapaskenat e forta

0
221

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 7-të të zakonshëm të AK Partisë AK në qytetin turk Malatya, u shpreh se nuk pranon kërcënime, duke shtuar se Turqia nuk është një shtet fisnor.

“Hodhëm hapin (drejt SHBA-së) për avionët luftarakë F-35, paguam paratë dhe nuk na e dhatë. Nuk na e dhatë dhe na kërcënuat. Ju thatë ‘ktheni sistemin S-400 në Rusi’. Ne nuk jemi shtet fisnor, ne jemi Turqi”, theksoi presidenti Erdo?an.

Në fjalën e tij, Erdo?an gjithashtu tha se kanë marrë përsipër barrën e një pjese të fatkeqësive që rezultojnë me dhimbjet, me vdekjet, me dëbimin nga shtëpitë dhe vendet e tyre të miliona njerëzve të pafajshëm.

Presidenti turk u shpreh se sot Turqia është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në botë dhe ajo ndodhet në krye të vendeve që kanë ofruar më shumë ndihma humanitare sipas të ardhurave kombëtare, duke shtuar se janë krenarë që kanë hapur krahët dhe i kanë zgjatur dorën në ditë të vështira njerëzve me të cilët kanë miqësi dhe vëllazëri për mijëra vite.

“Ne na kanë vendosur në objektivin e tyre sepse kemi prishur lojërat dhe kemi nxjerrë fytyrat e vërteta të forcave që e kanë bërë botën të pajetueshme. Le të na vendosin. Ne do të vazhdojmë rrugën pa u ndalur”, deklaroi Erdo?an.

Ai gjithashtu falënderoi organizatat joqeveritare për angazhimin e tyre në Siri në ndërtimin e shtëpive të banimit. Erdo?an u shpreh se ndonëse u është premtuar mbështetje nga shtete të ndryshme, kryesisht Gjermania, nuk ka arritur “as edhe një qindarkë ndihmë”, duke shtuar se “fjalëve të tyre nuk u zihet besë”.

“Jemi fajësuar pse ndodhemi pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas”

Erdo?an tërhoqi vëmendjen se janë përballur me padrejtësi dhe paligjshmëri në Mesdheun Lindor dhe me përpjekje për pengesa që arrijnë deri në nivelin e kërcënimit, ndërkohë që theksoi se po zhvillonin lëvizje kundër iniciativave që ishin të dukshme.

“Jemi fajësuar pse ndodhemi pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas të cilët mbrojnë territoret e tyre në Kaukaz. Po e them tani, disa amerikanë telefonojnë vëllain tim Ilham Aliyev dhe i thonë se ‘ne e dimë se kush qëndron pas jush. Qëndron Erdo?an, qëndron Turqia. Ne do të zbatojmë sanksione ndaj Turqisë nëse do të jetë e mundur. Por këta nuk e kanë idenë se me kë po vallëzojnë. Mos u vononi, vendosini sanskionet”, u shpreh presidenti turk, raporton Anadolu Agency.

Mes tjerash, Erdo?an tha se ndodhen në shenjestër sepse kanë shpalosur racizmin dhe islamofobinë në rritje në Evropë dhe se më parë kanë qëndruar pranë të shtypurve në të gjithë botën, nga Ballkani e deri në Azinë e Jugut kur ata janë sulmuar në të njëjtën mënyrë.

Erdo?an tha se nga qëndrimi dinjitoz i Turqisë nuk janë të kënaqur ata të cilët pasurinë e tyre e kanë falë kolonializmit, sigurinë e tyre e kanë falë historisë plot masakra dhe qetësinë e tyre e kanë falë retorikës për demokraci dhe liri, që siç u shpreh ai, e kanë përdorur vetëm për interesat e tyre.

“Ne nuk kemi ndonjë qëllim që t’i kënaqim ata. Qëllimi ynë i vetëm është të përmbushim përgjegjësitë tona që besimi dhe historia jonë na ka ngarkuar. Nga lufta kundër terrorizmit e deri në operacionet tona ndërkufitare ne nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë asnjë gabim që do të ulte poshtë kokën e popullit tonë”, tha Erdo?an.

Presidenti i Turqisë gjithashtu u shpreh se vendi i tij është në zemër të komunitetit kudo në botë, një mbrojtës i të shtypurve, duke shtuar se është vendosur si mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here