Ministri grek Dendias: Dosja në Hagë? Treguam se mund t’i zgjidhim problemet

0
28

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komentuar për mediat e shtetit helen vendimin e të dy vendeve për të çuar në Hagë marrëveshjen për detin.

Në një intervistë për gazetën e së Dielës “Real News”, ai tha se Greqia po tregon se është e gatshme të zgjidhë çdo mosmarrëveshje me fqinjët e saj, duke përmendur gjithashtu Italinë dhe Egjiptin. Në fjalën e tij, Dendias tha se Greqia po e provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet me dialog, duke hedhur “kunja” për Turqinë. Sipas ministrit grek, çështja do të jetë në interes të të dy vendeve dhe se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë për ta mbyllur këtë kapitull sa më shpejt të jetë e mundur.

“Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë probleme, me busullën e së Drejtës Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të Me fjalë të tjera, ajo di të ndërtojë marrëdhënie ndërshtetërore dhe drejtohet nga ajo në rastin e Shqipërisë, e cila po punon për të qenë anëtare e familjes evropiane. Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë të punojmë së bashku për të paraqitur çështjen e caktimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të dy vendeve në 12 milje detare nën Ligjin Ndërkombëtar Detar. Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të pazgjidhur do të jetë e dobishme për të dy vendet. Kemi të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë. Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe unë mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në të njëjtin drejtim ,”-tha kryediplomati.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj