Kalon semaforin me të kuqe, por ajo që bën më pas e vë në pranga 31-vjeçarin

0
226

Një 31-vjeçar ka kaluar semaforin e kuq dhe pas ndalimit nga efektivët e rrugores ka tentuar t’i korruptojë ata me një kartmonedhë 5 mijë lekësh të reja. Ai u arrestua në flagrancë për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit.

Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here