“Se dalloj dot mes jush, se jeni me maska por..”, Rama zbulon njeriun më të bukur që ka njohur në jetë

0
252

Kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë muze të At Gjergj Fishtës në ditën e ditëlindjes së “Homerit” shqiptar 149 vite më parë.

Ai ka falenderuar në veçanti Altinin e Mrizit të Zanave të cilin e quan njeriun më të bukur që ka njohur falë detyrës së tij.

“Më vjen shumë mirë që sot në ditën e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndodhemi këtu për të kremtuar edhe realizimin e një nevoje të madhe shpirtërore të kësaj zone. Dua që për hir të së vërtetës të falenderoj dikë që nuk është as zyrtar, as studiues, por është një nga njerëzit mëtë bukur që unë kam njohur falë detyrës time. E kam fjalën për Altinin e Mrizit, nuk e dalloj dot se janë me maska njerëzit këtu, por realisht Altini ka qenë një frymëzim për mua, për ne, për të ndërtuar këtë itinerar”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here