PD përfundon përzgjedhjen e kandidatëve, ja kush mbeti jashtë. Lista i dërgohet Bashës dhe Bardhit

0
198

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD i ka dorëzuar sot Bashës dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së listën prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike dhe lokale.

Në një deklaratë të këtij komisioni bëhet e ditur se nga 3593 kandidatë janë kualifikuar vetëm 326.

Në media bëhet e ditur se mes 150 emrave që u skualifikuan, përfshihet Ervin Salianji, Endri Hasa, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu. Por vetë Basha është shprehur se nuk do e publikojë listën deri në momentin që ajo do të kalojë në kryesi.

DEKLARATE E KOMISIONIT TE VLERESIMIT TE KANDIDATEVE

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here