Kryetari i bashkisë së Gramshit Klodian Taçe ditën e sotme u mor në pyetje për rreth 3 orë nga prokuroria e Elbasanit në lidhje me një hetim të hapur për dy procedura prokurimi në lidhje me dy tendera të zhvilluar në Bashkinë e Gramshit.
Pasi doli nga prokuroria, kryetari i bashkisë Taçe e cilësoi hetimin si gjueti shtrigash. “Cdo gjë t’ja lëmë në dorë organeve kompetente, jam i hapur për cdo gjë. Deri sa të flasin organet kompetente nuk flas. Gjueti shtrigash” tha ai.
I pyetur nëse ka besim te drejtësia ai u shpreh se “Besoj se po, përderisa paraqitem vetë, besoj se po. Gjithmonë që do të më kërkojë drejtësia do të paraqitem vetë. Kam besim te drejtësia” tha ai për Abcnews.al.







































