Kujtim Gjuzi mori gjobë për mosmbajtjen e maskës, sfidon policinë nga Kuvendi

0
173

Në hapje të seancës së sotme të Kuvendit deputeti Kujtim Gjuzi kërkoi fjalën dhe u shpreh i prerë se nuk do ta mbajë maskën jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gjuzi tha se policia i vendosi gjobë të enjten e kaluar, por u shpreh i prerë se vendimin për Aktin Normativ nuk e njeh.

“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë. Maska sipas mjekëve të akademisë konservatore, në ambiente të hapura nuk këshillohet. Ju deklaroj se nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, të mbyllura po”, tha Gjuzi në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here