“I paparë je baba Tak! Nga çanta e zezë në të bardhë, po rishkruan historinë”/ Ralf Gjoni hodhi akuzat e forta ndaj tij, i kthehet Spartak Braho: Ke hyrë nga vrima si deputet

0
67

Replika të forta pasi sot në Kuvend mes deputetit opozitar Ralf Gjoni dhe deputetit të PS, Spartak Braho.

Gjoni sulmoi Spartak Brahon për projektligjin e ri që sipas deputeti po rishkruhet historia e Shqipërisë. Ai thotë se nuk ia merrte mendja që në 2020 Spartak Braho do e bënte këtë gjë pasi ka kaluar nga çanta e zezë e komunizmit, tek çanta e bardhë e zbardhuesit të historisë.

Për Gjonin Shqipëria nuk është pronë e pleqve komunistë dhe ka kërkuar që mazhoranca të tërhiqet nga projektligjit.

Nga ana tjetër Braho i është përgjigjur Gjonit duke i thënë se atë e ka peshuar populli, kurse Gjoni ka ardhur në Kuvend nga vrima e miut.

RALF GJONI: Të nderuar kolegë, epo që në 2020 Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë, s’kishte për të ma marrë mendja. I paparë je baba Tak. Sot Spartak Braho shkruan historinë e Shqipërisë. Nga çanta e zezë në të bardhë. Je kthyer në zbardhues, zbardhës. E turpshme, çfarë po bëni? Historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh. është nën kryesimin tuaj, që pranoni të shqyrtoni një propozim për të ndryshuar historinë.

Në nenin 1 të këtij ligji, thuhet periudha e komunizmit është nga 29 nëntori 1944- dhjetor 1990. Si mundet që një grup deputetësh të vendosë si duhet interpretuar historia e Shqipërisë.

Nëse nesër Rama ka një interes nesër nga Greqia, i bie që me disa deputetë të ndryshojë historinë dhe të fshijë gjenocidin grek ndaj çamëve. Historia në vende normale, s’po flas për serioze, ndërrohet nëpërmjet komisioneve ndërinstitucionale nëpërmjet kërkimit shkencor. Minimumi të konsultoheshim me akademikë e historinë, me trupa zyrtare të verifikimit.

Që të determinosh cila është periudha e komunizmit dhe krimeve duhen vite punë, debate të mëdha, partnerët tanë europianë, konsensus mbarëkombëtar.

Kur ju propozuam lustracionin, ju e hodhët poshtë. Ishte për të ardhmen. Do linim jashtë ata që kanë bashkëpunuar me komunizmin, kanë spiunuar dhe të tjerë janë dergjur nëpër burgje. Shqipëria nuk është pronë e pleqve komunistë.

SPARTAK BRAHO: Ke hyrë nga vrima si deputet. Kam që në 97, 23- 24 vite, më ka peshuar populli.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj