Donald Trump apo Joe Biden?/ Meri Shehu jep parashikimin kush do i fitojë zgjedhjet në SHBA

0
302

Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar tek “Rudina”, ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 Nëntor. Është Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden. Meri Shehu sipas parashikimeve të saj ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet.

“Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e Binjakëve. Joe Biden duke qenë shenja e Akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende koronavirusin.

Kurse Trump që është Binjak, ka në datën 3 Hënën në Binjak, që mund të jetë një shpërthim ose çlirim i atyre energjive që do ndodhin këto ditë që për hir të së vërtetës gjithë fushata amerikane, ndodh me Mërkur të kundërt. Do ketë lojëra të fshehta, publicitete dhe informacione të ngatërruara, mund të ketë problematika që krijojnë pengesa në ecurinë e gjërave deri në datë 3.”-tha Meri Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here