Klubi i natës i kthyer në fabrikë kanabisi, sekuestrohet një tjetër rekord droge. Në pranga dy shqiptarë

0
238

Dy shqiptarë kishin kthyer klubin e natës në një fabrikë droge me vlerë 1 milionë paund.

Agjencia kombëtare e Krimit zbuloi në Trinity Street mbi një mijë bimë të mbjella në tre kate.

Kishte mbi 150,00 £ pajisje për ujitje dhe pajisje të ‘sofistikuara’ për rritje. Oficerët kapën me sukses dy prej burrave me ndihmën e dronëve. Përfundimisht, gjithsej tre burra u akuzuan për prodhimin e drogës.

Adam Warnock, komandanti i degës së NCA, ka thënë se këto janë fermat më të mëdha të zbuluara.

“Ky është një konfiskim i rëndësishëm i drogës, i cili do të ketë një ndikim të madh në grupet e krimit të organizuar të përfshirë, duke i privuar ata nga malli dhe fitimi.

Madhësia e fabrikës së kanabisit ishte e konsiderueshme dhe e sofistikuar, e shpërndarë në tre kate të një ndërtese të madhe. Sigurisht është një nga rritjet më të mëdha të zbuluara ndonjëherë nga NCA. Hetimi ynë për këtë konfiskim vazhdon. ”

Deri në paraqitjen e tyre të radhës në Warwick Crown Court më 12 nëntor, shtetasi shqiptar Andi Qani, 24 vjeç dhe Cao Van Vu, 31 vjeç, nga Vietnami janë paraqitur vetëm para Gjykatës së Magjistraturës në Coventry të premten. 28 vjeçari shqiptar, Adrian Lleshaj, ishte i dyshuari i tretë i kapur për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here