Tërmeti i 26 nëntorit, lehtësi ndërtuesve! Përjashtohen nga TVSH edhe nënkontraktuesit e kompanive të rindërtimit

0
189

Jo vetëm ndërtuesit që kanë fituar tenderat e rindërtimit, por edhe kompanitë e nënkontraktuara prej tyre janë përjashtuar nga TVSH për shërbimet dhe mallrat. Është zbardhur në Fletoren zyrtare vendimi I Qeverisë I miratuar më 30 shtator, lehtëson nga tatimi mbi vlerën e shtuar nënkontraktorët, të cilët kanë lidhur kontrata me ndërtuesit  për furnizimin e proceseve të ndërtimit, si dhe furnizuesit e mallrave ose të shërbimeve që furnizojnë direkt ndërtuesit e autorizuar.

Për t’u pajisur me autorizimin e përjashtimit nga TVSH-ja, paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dokumentacionin e nevojshëm, që nis nga marrëveshja kuadër, që kanë lidhur me njësinë zbatuese, preventimin e punimeve, kopjen e lejes së ndërtimit, të miratuar nga organet kompetente, në rastin e ndërtuesve apo kontratën e lidhur me ndërtuesin /kontraktorin, në rastin e furnizuesve të mallrave ose të shërbimeve që furnizojnë direkt ndërtuesit e autorizuar.

Bazuar në rezultatet e shqyrtimit, kur përmbushen kërkesat e përcaktuara dhe është plotësuar dokumentacioni i sipërpërmendur, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga paraqitja e kërkesës, lëshon autorizimin e përjashtimit nga TVSH-ja për subjektet e rindërtimit.

Ndërtuesit, subjekte të rindërtimit, të cilat i importojnë vetë mallrat që do të përdoren prej tyre për procesin e ndërtimit, pas marrjes së autorizimit të përjashtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, paraqiten pranë autoritetit doganor për të përfituar përjashtimin në import për këto mallra./ TvSCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here