Sfida për botuesit, si do funksionojë Panairi i Librit online

0
281

Këtë vit Panairi i Librit do të mbahet online, ndryshe nga herët e shkuara që organizohej në Pallatin e Kongreseve. Kjo është hera e parë në 23 vite që panairi do të mbahet online, ndaj konsiderohet si një sfidë e madhe për botuesit e lexuesit shqiptarë. Vendimi për mbajtjen e tij virtualisht u vendos nga Ministria e Shëndetësisë, sepse konsiderohej si një aktivitet i rrezikshëm për përhapjen e koronavirusit.

Por pyetja që na mundon të gjithëve është se si do të mbahet online Panairi i Librit?

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri shpjegoi se si do organizohet ngjarja më e madhe kulturore në mes të pandemisë. Ai u shpreh se më e rëndësishmja është shitja e librave, që do të sigurohet përmes platformave të ndryshme dhe një faqeje të re në web që është në punim e sipër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here