Protestuan kundër maskës me detyrim, nis hetimi për 15 qytetarë

0
239

Një ditë më parë disa qytetarë protestuan kundër vendosjes me detyrim të maskës në ambiente të hapura. Për këtë policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimi për 15 prej tyre.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit”, bën të ditur policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here