“Erdhi pica…” Një metodë e re grabitjeje në Tiranë

0
131

“Ra zilja. Hapa syrin magjik dhe pashë që një person me kasketë në dorë dhe me një kuti pice në dorë. I thashë bashkëshortit se është një picier”.

Kështu e përshkruan M. B skenën e dhunshme që ndodhi pak para mesnate në shtëpinë e tyre me adresë në rrugën “Gjergj Kastërioti”. Sipas burimeve të gazetës Si, burri me inicialet J. G. i moshës 29 vjeç. Ai sapo dëgjoi partneren që e njoftoi se dikush ndodhej në derë të shtëpisë dhe kishte pica në dorë, u çua nga krevati.

“Hapa derën. Ishte një person i ri, djalë në moshë të re, me kaskë motori në kokë dhe me një kuti pice në dorë. Sapo e hapa derën më thotë: keni porositur picë. Ju përgjigja: keni ngatërruar adresë, nuk kemi porositur picë”.

Përgjigjja ka qenë befasuese për të zotin e shtëpisë. “Në këtë moment ky person më godet me shkelm. Në këtë çast dolën nga korridori edhe dy të tjerë, filluan të më qëllojnë pa folur, ata flisnin me njëri-tjetrin dhe më qëllonin.

Kuptova që thoshin: shtyje. Ata nuk mundën të hyjnë dot në banesë”.

Pas këtij konfrontimi që është minimizuar nga reagimi i burrit që ka hyrë në banesë duke mbyllur derën, të tre picierët e rremë kanë zbritur me shpejtësi shkallët e korridorit duke u larguar. Ata e flakën kutinë e picës, përmes të cilës ekspertët shpresojnë të qëmtojnë gjurmë gishtash që do t’i çojnë tek sulmuesit, të dyshuar si grabitës që po përdorin një formulë të re për të hyrë në banesa e për të grabitur.

Kallëzuesi sipas burimeve të gazetës Si shton edhe tiparet e tyre: unë banoj në katin e shtatë të pallatit. Njëri nga personat kishte në dorën e djathtë një thikë të thjeshtë shtëpie ai e ngriti dorën për të më gjuajtur, por nuk më goditi dot. Personi që i kishte rënë i pari ziles, kishte në dorë një kuti pice, kasketë në kokë, xhup blu dhe xhinse në ngjyrë të errët, i treti ishte i veshur me të zeza.

Policia deklaron se nga verifikimet paraprake nuk rezulton që familja denoncuese pranë komisariatit numër tre të ketë konflikte apo mosmarrëveshje. Kjo thekson dyshimet se gjithçka ka ndodhur përpara për sa kohë çifti është në gjendje të mirë ekonomike.

E shoqja mbështet versionin e J. G që shpjegon se pa e tmerruar se si burri po përleshej me tre persona. Por pasi policia është njoftuar dhe janë këqyrur kamerat e sigurisë në hollin e vendpushimit të pallatit është sekuestruar një kuti pice me logon e një picerie me adresë në Babrru.

Policia sqaron se ajo çfarë u gjet në kutinë e kartonit shton dyshimet se sulmi ishte i organizuar, megjithëse ende nuk ka një pistë të përafërt. Në procesverbal shkruhet “në kutinë e kartonit që autorët e hodhën duke u larguar në sheshpushimin e pallatit, nuk kishte picë. Kutia është bosh.

Burimet e gazetës Si tregojnë detaje të mëtejshme nga hetimi ku shpjegojnë se kutia e picës është dërguar për këqyrje në policinë shkencore, me shpresën se aty do të evidentohen gjurmë daktiloskopike. Ndërkohë nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë zbardhen detajet e picierëve të rremë. “Në orën 22.30 një person me kasketë motoristi me kuti pice në dorë, shfaqet në kamerat e katit të dytë kur ngjitet me ashensor. Pas tij gjenden dy të tjerë me kapele në kokë”.

Por pas pesë minutash kamera e sigurisë tregon “personi picier nuk e kishte më kutinë në dorë, ai vrapon dhe ndiqet nga dy të tjerët. Kutia e picës u flak prej tyre në sheshpushim dhe brenda saj nuk kishte picë”, përshkruajnë oficerët e hetimit të krimeve.

Ne dyshojmë shpjegoi një burim i gazetës Si se tre shpërndarësit e rremë të picave mund të jenë grabitës të dhunshëm, sa kohë nga kontrollet dhe të dhënat asnjëri nga partnerët nuk ka probleme apo konflikte me persona të tjerë. Marrë nga Gazeta Si

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj