Abuzime me tenderat, në pranga zyrtarë të lartë të ARRSH. Në kërkim dhe biznesmeni

0
212

Disa zyrtarë të ARRSH-së janë vën ë në pranga në akuzën e abuzimit me tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se në pranga kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor. Mësohet së dëmi financiar kap shifrën mbi 200 milion lekë të vjetra.

Mëngjesin e sotëm, kjo dosje është konkretizuar me arrestimin e disa zyrtarëve të ARRSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Për momentin mësohet se janë arrestuar nga policia disa zyrtarë. Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni M.K, i cili nuk është arritur të gjendet nga policia. Ndërsa emrat e personave të arrestuar pritet nga çasti në çast të mësohen në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here