Porositi nga Ekuadori pengmarrjen e Jak Prengës, Interpol nxjerr foto të reja të Dritan Rexhepit

0
179

Interpol ka publikuar foto të reja të Dritan Rexhepit, shqiptarit që ndodhet në burgun e Ekuadorit dhe që dyshohet se ka porositur prej andej pengmarrjen e më pas vrasjen e Jak Prengës në Shijak të Durrësit.

Shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë vëllai i viktimës, Astrit Prenga. Ky i fundit nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe. Për rrjedhojë banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, tha për MAPO i njëjti burim. Por për shkak të dhunës së ushtruar, babai i pesë fëmijëve ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Ndërkaq Rexhepi rezulton i dënuar dhe në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here